75 Mall Live Search
23:57 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

​Sela: Talat Xhaferi është i padenjë për të qenë kryetar i parë shqiptar i Parlamentit

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se pas dështimit për heqjen e imunitetit të Veljanovskit, pushteti është jolegjitim për shkak se dështoi në betejën për sundimin e së drejtës.

Kreu i kësaj partie Ziadin Sela kërkon zgjedhje të parakohshme. Ai dyshon se BDI-ja ka mjaftë arsye për ta mbrojtur Veljanovskin.

“Mbrëmë e pa gjithë opinioni se z. Talat Xhaferi është i  padenjët për të qenë kryetar i parë shqiptar i Parlamentit. I padenjët ishte i gjithë ai teatër i cili ju ofrua shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve, mbrëmë dhe një natë përpara me Komisionin. Nga ana tjetër, Qeveria është e padenjët për të funksionuar si e tillë dhe si shumicë sepse ka humbur kredibilitetin moral të asaj mbi të cilën thirrej, reforma në gjyqësor”, pohoi Sela./AlsatM/