Inspekcioni vazhdon të gjobisë taksistët ilegalë
Tash e sa ditë Inspekcioni komunal i Podujevës po vazhdon aksionin për të gjobitur taksitë ilegale.
Sot në orët e hershme të mëngjesit inspekcioni në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë dalë për të kryer kontrolla në magjistralen Prishtinë- Podujevë, duke mos përjashtuar këtu as linjat e autobusëve.

Të njëjtit që veprojnë në mënyrë ilegale gjobiten deri në 100 euro, si dhe konfiskimi i targave.
Kujtojmë faktin se ditë më parë ishte paralajmëruar një grevë e linjës së transportuesve të Podujevës, për largimin e taksive ilegale me arsyen se ata po pengojnë procesin e punës së tyre tash e sa vite. /Indeksonline/