“Trump më puthi kundër dëshirës sime”
Një grua, ish-anëtare e fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump akuzon shefin e Shtëpisë së Bardhë se e ka puthur pa pëlqimin e saj, para një tubimi, më 24 gusht 2016 në Tampa të Floridës.
Duke folur për ”Washington Post”, Alva Johnson, ka nisur një veprim ligjor kundër manjatit, ku tregon se si Trump kapi dorën e saj dhe u përpoq ta puthte atë në buzë.
Me një refleks të shpejtë ajo kishte kthyer kokën dhe puthja përfundoi në njërën anë të buzës së saj, përcjell ATSH.