75 Mall Live Search
11:18 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Celtic i jep leje Rodgersit për të negociuar me Leicesterin

Brendan Rodgers pritet të zyrtarizohet brenda 24 orëve si trajner i Leicesterit. 46 vjeçari ka qenë në krye të ekipit skocez Celtic, që nga viti 2016 dhe vazhdon të jetë.

Por duket se jeta e tij në Skoci nuk do të jetë e gjatë, pasi që Celtic i ka dhënë leje Rodgersit për të negociuar me Leicesterin.

Këta të fundit të dielën shkarkuan francezin Claude Puel pas humbjes 4-1 ndaj Leicesterit.

Nëse Rodgers zyrtarizohet si trajner i “dhelprave” do të ishte rikthimi i parë në Premier League pas 4 vitesh. /Indeksonline/