75 Mall Live Search
14:55 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Plani i ndryshimit të kufijve është direkt i Putinit, e thotë Haradinaj!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj është shprehur i prerë se taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës nuk do të hiqet derisa të ketë një njohje nga Beogradi zyrtar.

Sipas tij, plani për ndryshimin e kufijve është direkt i Moskës, respektivisht presidentit, Aleksandër Putin.

“Jam i interesuar të fillojë dialogu. Sa i përket taksës dihet, ju e dini qëndrimin tonë, timin në fakt.  Shpresojmë të vjen dita kur anulohet taksa dhe hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë Kosovë-Serbi. Por duhet kontrata e njohjes reciproke. Kontratë që nuk bazohet në ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh. Derisa s’kemi kontratë atëherë s’kemi pse ta shqyrtojmë pezullimin. Hapja e kufijve është agjent e Vladimir Putinit për me hap Ballkanin, për ndryshim kufijsh”, është shprehur ai. /Indeksonline/.