75 Mall Live Search
16:04 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha: Zoti e ka krijuar seksin, ndërsa unë e dua seksin!

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ndoshta i ka 29 vite, por për disa gjëra ende pyetet babai i saj.

Këngëtarja shqiptare njihet për stilin e saj provokues, ndërsa edhe vetë ajo ka folur për këtë, pasi ka nxjerrë në treg videospotin provokues për këngën e re “Last Hurrah”, i cili ka marrë mbi 5.5 milionë shikime për vetëm katër ditë.

“Unë jam një femër e cila jeton pa kompromis. Nuk do të lejoj që të më imponohet ndjenja e fajësisë sepse krijoj art. Po, për mua art është edhe nxjerrja në pah e vitheve të mrekullueshme, meshkujt që puthin meshkujt, femrat që puthin femrat, kryqi në trupin tim. Po ta bënte këtë një reper mashkull, gjithçka do të ishte në rregull.

I vetmi person të cilit mund t’i kërkoj falje për këtë, është Zoti, nëse rastësisht e kam ofenduar, por këtë këngë e kam shkruar me zemër të pastër dhe kam dashur të tregoj se të gjithë luftojmë me përvojat personale. Zoti e ka krijuar seksin, ndërsa unë e dua seksin”, ka deklaruar Bebe