Qesharake, kjo grua vonoi 35 minuta për ta parkuar veturën
Një grua në Britani të Madhe bëri bujë me veprimin e saj qesharak, aq sa edhe interesant.
Ajo deshi të parkoj veturën në një vend mes dy veturave, por që iu desh kohë e gjatë për të bërë një gjë të tillë, transmeton Indeksonline.
Disa persona e filmuan nga dritarja e një banese, ku shihet se si gruaja bën shumë përpjekje për ta parkuar veturën, duke shkaktuar edhe tollovi në trafik.
Madje ajo godet veturën që kishte përpara pesë herë dhe assesi nuk mund ta parkoj atë.
Në fund, pas 35 minutash ajo e parkon veturën, por gjithësi me ndihmën e të tjerëve. /Indeksonline/