Kështu dukej Sali Berisha pas hedhjes së gazit lotsjellës ndaj tij
Sot në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë u mbajt një protestë masive para Parlamentit, derisa brenda po mbahej një seancë plenare.
Policia për të shpërndarë protestuesit e mbledhur, përdori gaz lotsjellës, i cili kishte efekt të fortë mbi të pranishmit.
Në një foto që po qarkullon në internet shihet ish-kryeministri, Sali Berisha. Fytyra e tij duket e lodhur, dhe sytë mezi që i mban hapur nga efekti i gazit.
Ndërkohë mediat shqiptare kanë raportuar se gazi i përdorur në protestën e sotme prodhohet në Serbi, derisa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë të ditur se do ta dërgojnë atë për analiza jashtë vendit, sepse efekti që pati mbi protestuesit ishte i rëndë dhe i tmerrshëm. /Indeksonline/
