75 Mall Live Search
08:23 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Katy Perry tregon unazën 5 milionë dollarësh

Ata janë fejuar në ditën e të dashuruarve, pasi Orlando Bloom i propozoi Katy Perry-t, me një unazë 5 milionë dollarësh.

Dhe të hënën, 34 vjeçarja e tregoi atë derisa ishte në emisionin e Jimmy Kimmel, derisa dukej tejet e lumtur.

E veshur në një fustan të ngushtë, të verdhë dhe me shkëlqim, ylli dukej për mrekulli, me unazën në gisht e buzëqeshjen në fytyrë.