Dashuria e “Legjendave” për Llapin
Skuadra e Llapit ka disa vite që sponzorohet nga kompani të ndryshme ndërtimi si “Batatina” apo “Tovërlani”.
Punëtorët e kësaj të fundit, që njihen si tifozë të flaktë të Llapit kanë bërë një punim mjaft interesant.
Ata kanë shkruar emrin “Llapi” me blloqe të ndërtimit.
Në autobusin afër duket edhe një shallë e tifozëve ultras të Llapit, “Legjendat”.
