75 Mall Live Search
12:55 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

I riu në Prishtinë dyshohet se u vra nga miqtë e tij!

Sot rreth orës 11:30, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, 27 vjeçari A.J., u plagos me armë zjarri derisa po qarkullonte me veturën e tij, dhe nga plagët e thella ndërroi jetë menjëherë.

Vrasjen e të riut e kanë konfirmuar për Indeksonline, Prokuroria dhe Policia e Kosovës, por duke mos dhënë detaje se cilat janë arsyet e këtij akti.

Indeksonline mëson se A.J (emër i njohur për redaksinë) është vrarë nga miqtë e tij.

Në vendin e ngjarjes, pos ekipet policore dhe mjekësore, ka arritur edhe Forenzika. /Indeksonline/