75 Mall Live Search
19:25 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Casillas zgjedh tre stadiumet më të mira që ka luajtur

Iker Casillas njihet si njëri ndër portierët më të mirë që ka njohur bota e futbollit.

Portieri i Portës është përfshirë në një sfidë që po zhvillohet në Twitter nga futbollistët.

Ai është ka zgjedhur tre stadiumet më të mira që ka luajtur dhe tre që dëshiron të luaj, shkruan Indeksonline.

Tre stadiumet më të mirë që ka shijuar ish numri një i Realit janë Do Drago – Porto, Santiago Bernabeu – Real Madrid dhe San Mames – Athletic Bilbao.

Ndërsa tre stadiumet që dëshiron të luaj janë Wanda Metropolitano – Atletico Madrid, Celtic Park – Celtic dhe Mercedez-Benz Stadium – Atlanta United.

Casillas një gjë të tillë e ka kërkuar nga Oliver Torres, Santi Cazorla dhe Pepe Reina. /IndeksOnline/