Banorët e të gjitha komuniteteve në Prilluzhë kërkojnë rregullimin e rrugës
Rruga e asfaltuar ndan lagjet e banuara me shqiptarë me ato të komuniteteve pakicë.
Por, gjendja e njëjtë nuk është edhe e asaj në pjesën ku jetojnë këta të fundit, njofton Klan Kosova.
Banorët e fshatit Prelluzhë të Komunës së Vushtrrisë, që banohet kryesisht me komunitete, thonë se rruga e tyre është në gjendje të keqe tash e dy vjet.
Sipas tyre, rregullim i kësaj rruge nuk do t’i ndihmonte vetëm ata, por edhe shqiptarët.