75 Mall Live Search
10:05 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gjermanët ia huqin emrin tenorit kosovar

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj po vazhdon suksesshëm karrierën e tij.

Ai momentalisht po qëndron në Gjermani, ku po bën prova për premierën e tij të ardhshme “La Traviata”  që do ta ketë në Dusseldorf Opera në bashkëpunim me sopranon shqiptare, Adela Zaharia, përcjellë Indeksonline.

Duket që dikush tenorit kosovar ia ka ngatërruar emrin, këtë detaj e ka ndarë më ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram vet Lahaj.

Ndryshe, ai më 17 shkurt në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës solli projektin fantastik muzikor “Rrjedh në Këngë e Ligjërime”, ku u prit jashtëzakonisht mirë nga shqiptarët./Indeksonline/