Mungojnë deputetët, seanca nuk nis me kohë
Seanca e cila ishte paraparë të nis në ora 10:00, edhe pse kanë kaluar gjysmë ore ende nuk ka filluar.
Madje pa filluar, është shtyrë edhe për 15 minuta për shkak të mungesës së deputetëve.

Në sallë aktualisht janë vetëm 26 deputetë.
Në këtë seancë është paraparë shqyrtimi i 47 pikave, ku në rend dite janë votimi i rezolutës lidhur me angazhimet e presidentit për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve”; votimi i ndryshim-plotësimit të Ligjit për Automjete; shqyrtimi i dytë i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të vite e 1990-të; votimi i rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme etj/Indeksonline/
