75 Mall Live Search
12:44 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Teuta Haxhiu: Urime, pas 5 vite pritjesh, Qeveria Haradinaj miratoi Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit 1990/99

Nënkryetarja e Komisionit për Arsim, Teuta Haxhiu i ka uruar mësimdhënësit për kalimin e projektligjit për asimtarët e viteve të 90-ta. Haxhiu ka thënë se ky ligj u soll për 5 vite, para se Qeveria Haradinaj ta miratojë.

“Urime : Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri nē vitin shkollor 1998/99.
Kuvendi votoj këtë ligj të cilin e pritem mbi 5 vite që qeveria të sjellë në kuvend duke u obliguar nga komisioni parlamentarë për arsim që në muajin prill 2013.
Këtë kërkesë e kuptoj seriozisht Qeveria HARADINAJ- duke planifikuar edhe buxhetin në 2019-tën.
Urime më në fund mësimdhënës të dashur” shkruan Teuta Haxhiu në Facebook.