75 Mall Live Search
14:52 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thaçi për masakrën e Likoshanit dhe Çirezit: Sot kujtojmë të rënët e dy fshatrave të Drenicës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 21 vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Çirezit, ka përkujtuar sot martirët dhe dëshmorët e këtyre dy fshatrave.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se vetëm sakrifica gjithëpopullore, rezistenca e UÇK-së dhe orientimi kah vlerat civilizuese perëndimore, bënë që Kosova ta fitojë përkrahjen e botës demokratike, të SHBA-së, BE-së, NATO-s dhe të fitoi lirinë dhe pavarësinë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Thaçit:

Në 21 vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Çirezit, i kujtojmë të gjithë martirët dhe dëshmorët e këtyre dy fshatrave të Drenicës.

Beteja e UÇK-së te “Lisi Gjashtënjak” me patrullat e policisë serbe ishte fillimi i largimit të shtetit serb nga Kosova.

Të nxitur nga humbjet në këtë betejë, makineria policore serbe më pas kishte sulmuar familjet e pafajshme në shtëpitë e tyre. Kosova tashmë kishte hyrë në rrugën e pashmangshme të imponuar të luftës për liri.

Por, vetëm sakrifica gjithëpopullore, rezistenca e UÇK-së dhe orientimi kah vlerat civilizuese perëndimore, bënë që Kosova ta fitojë përkrahjen e botës demokratike, të SHBA-së, BE-së, NATO-s dhe të fitoi lirinë dhe pavarësinë. /Indeksonline/