75 Mall Live Search
19:53 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Përfundon seanca e Kuvendit të Kosovës

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës  cila filloi në ora 11:00.

Seanca ka përfunduar pasi disa prej projektligjeve nuk u miratuan, ngase një pjesë e deputetëve abstenonin duke pamundësuar kështu kuorumin e nevojshëm.

Ndryshe gjatë ditës së sotme, Kuvend ka arritur të miratojë Projektligjin për njohjen e statusit të punëtorëve të arsimit për vitet e 90-ta, transmeton Indeksonline.

Gjatë kësaj seance ka dështuar zgjedhja e kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, Ligji për Automjetet është kthyer sërish në Komision ku edh është kërkuar plotësimi i amendamenteve sipas Bashkimit Evropian, e disa të tjera ligje./Indeksonline/