75 Mall Live Search
07:29 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Psikologjia thotë se dashuria në shikim të parë s’ekziston

‘Dashuri në shikim të parë’ është shprehja të cilën e ka dëgjuar pothuajse secili njeri në këtë botë. Por, a ekziston vërtetë ajo?

Psikologia nga Filadelfia, Ann Rosen Spector ka dhënë një sqarim për këtë ‘lloj’ dashurie, transmeton Indeksonline.

Sipas saj, dashuria në shikim të parë nuk ekziston, por është vetëm një mit që e besojnë shumë njerëz.

 “Një marrëdhënie e vërtetë dhe me baza të forta ndërtohet nga bashkëpinimi i dy personave, nga problemet që kalojnë me njëri-tjetrin dhe nga besimi i ndërsjelltë. Asgjë nga këto nuk krijohet vetëm nga një shikim. Personi që ti mendon se ke dashuruar duke e parë, mund të kthehet në një person të parëndësishëm nëse nis një marrëdhënie reale me të, prandaj nuk mund të themi se ti e ke dashuruar atë”,-shprehet psikologia për “Woman’s Health”.