75 Mall Live Search
11:15 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Posta mbushet me konsumator, në sportel vetëm një punëtore!

Në kohën kur është rritur numri i punëtorëve në Postë-Telekomin e Kosovës janë shtuar edhe ankesat e qytetarëve për mos shërbimin e duhur ndaj konsumatorit.

Sot rreth orës 10 e 30 minuta, në pikën shitëse të “Qafa” në Prishtinë ishte vetëm një punëtore në sportel e cila i shërbente konsumatorët që kishin krijuar radhë të gjata duke pritur.

Ata janë ankuar në Indeksonline për mos shërbim të duhur nga punonjësit e postës. Sipas tyre është dashur të pritet deri në 20 minuta për të bërë pagesa ose për të marr mbushje telefoni derisa punonjësit tjerë që ishin në orar të punës kishin marr pauzë për kafe./Indeksonline/