Deshi të pozonte në ‘fronin e akullt’, të moshuarës i ndodh e papritura…
Një gjyshe duhej të shpëtohej në mënyrë dramatike në Islandë.
Ajo doli në det, ku një pjesë veçse ishte shndërruar në akull, vetëm e vetëm për të realizuar një fotografi.
Judith Streng ishte duke vizituar lagjen ‘Jokulsarlon’ të Islandës me djalin e saj kohët e fundit, ku ata edhe arritën në copat e akullit të ngrirë që ishin formuar në plazh.

77 vjeçarja e cila jeton në Teksas, vendosi të ulet në këtë copë akulli për të pozuar.
Por vetëm pak çaste pas fotografisë, ndjenjësa e improvizuar u largua nga bregu si pasojë e një vale të madhe.

“Ishte formuar si një vend i lehtë për t’u ulur…mendova se duket sikur argëtim”, tha Streng, transmeton Indeksonline.
“Më pas ajo filloi të lëkundet dhe një valë e madhe po vinte drejt meje, një valë që arriti të më lëviz ku edhe rrëshqita. Mendova se ishte e sigurt. Unë nuk peshoj aq shumë kështu që ishte më e lehtë për të notuar. Gjithmonë kam dashur të bëhem mbretëreshë, mendoj se ky ishte shansi im”, tha ajo tutje.
Por gjithashtu u theksua se u desh ndihma e një kapiteni anije që ta kthente atë në breg./Indeksonline/
