75 Mall Live Search
20:56 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Ishte duke u martuar, por para altarit i paraqitet edhe e dashura jo vetëm bashkëshortja!

Një grua nga Afrika e Jugut është shfaqur në dasmën e të dashurit të saj, e veshur si bashkëshortja e tij e ardhshme duke shkaktuar rrëmujë.

Sipas mediave të huaj, nga disa pamje që janë publikuar në rrjetet sociale tregohet zhurma dhe britmat e njerëzve të pranishëm, derisa një mashkull përpiqet ta qetësojë femrën që ka vendosur të prishë ditën më të rëndësishme të çifti.

Përgjatë kësaj kohe, nusja dhe dhëndri qëndrojnë në ballë të altarit, me shpresën se situata në fjalë do të përfundojë shpejtë.

Nuk dihet se si përfundoi e gjitha dhe nëse çifti arritën të martoheshin, por padyshim se askush nuk dëshiron të përballet me një situatë të tillë në dasmë./Indeksonline/