75 Mall Live Search
09:28 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Fakte befasuese se pse nuk po humbisni peshë

Ju jeni duke u stërvitur në palestër dhe po mundoheni që të hani shëndetshëm por prapë se prapë nuk jeni duke humbur peshë.

Sigurisht kjo është frustëruese, Por a e dini pse po ju ndodh kjo, transmeton Indeksonline.

Ja disa gjëra që tregojnë se pse përkundër përpjekjeve, nuk jeni duke humbur peshë.

Një nga faktet kryesore se pse nuk humbisni peshë edhe pse jeni në dietë, është për shkak që dieta që jeni duke e mbajtur nuk përshtatet për ju.

Të humbisni peshë nuk do të thotë vetëm të stërvitesh në palestër. Ushqimi i shëndetshëm është faktori kryesor në humbjen e peshës. Prandaj ushqimi duhet të jetë prioritet.

Duket e çuditshme por për të humbur peshë ju duhet që të flini më shumë gjumë. Pasi që gjumi ndihmon trupi që të largoj lodhjen e punës. Preferohet që të flihet 7 deri në 8 orë.

Nëse të gjitha këto nuk funksionojnë, atëherë duket të konsultoheni me mjekun./Indeksonline/