75 Mall Live Search
12:24 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Largimi i parë nga United, Solskjaer nuk po llogaritë fare në të!

Antonio Valencia do të largohet nga Manchester United këtë verë. Kapiteni i skuadrës tani mbushë 10 vite te kjo skuadër, por që Solskjaer nuk po i ofron aspak minutazhë atij.

33 vjeçari ka dështuar të gjejë marrëveshje për kontratën e re, kështu që në verë largimi i tij nga United do të jetë i sigurtë. Valencia aktualisht ndodhet në Ekuador duke u shëruar nga një lëndim.

Këtë edicion, mbrojtësi latin ka patur vetëm nëntë paraqitje me skuadrën. Ashley Young dhe Diego Dalot kanë qenë dy zgjedhjet e Solskjaer, para Valencias./Indeksonline/