VAR i domosdoshëm në Angli, Tottenham fiton një penalti që nuk duhej ndalur
Video-teknologjisë dita e ditës po i rritet rëndësia. Në çdo fundjavë, referat në ligën angleze po bëjnë gabime që po i kushtojnë ekipeve.
Një gabim i tillë u bë edhe në derbin londinez mes Tottenham dhe Arsenal, transmeton Indeksonline.
Ekipi i Spurs mori një penalti pas një ndërhyrje të Mustafit në Harry Kane. Kjo penalti nuk duhej të jipej pasi që Harry Kane ishte në pozitë jashtë loje.
Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë duke barazuar rezultatin në 1-1. /Indeksonline/