Prishtina ankohet për humbjen ndaj Llapit: “U dëmtuam në dy raste”
Prishtina e ka humbur duelin ndaj Llapit me rezultat 1:0 dhe sic duket kryeqytetasit kanë ankesa.
“Krijohet përshtypja që Llapi e deshi fitoren më shumë dhe nuk pati nevojë për ndihmën e gjyqtarit kryesor i cili në dy raste dëmtoi Prishtinën, për një gol të anuluar dhe një penallti të pa dhënë në minutat e fundit të lojës shtesë. Sidoqoftë, përderisa në pjesën e parë u pa Prishtinë më e sigurt, në të dytën nga goli i hershëm i pësuar pothuajse u çorganizua komplet dhe vetëm fati e shpëtoi pa pranuar edhe golin e dytë e të tretë. Megjithëse edhe në pjesën e dytë e me shumë tensione, u krijuan disa situata të rrezikshme para portës vendase, rezultati mbeti i pandryshuar nga ajo e minutës 47-të (shënon Januzi)”, thuhet në faqen zyrtare të klubit nga kryeqyteti.
Prishtinën kjo humbje e largon 5 pikë larg Feronikelit – skuadër kjo me të cilën Prishtina ndeshet të mërkurën nga ora 17:00. Ndërsa, Llapi me këto tre pikë iu është afruar Prishtinës në dy pikë.

