75 Mall Live Search
18:37 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Meta i kënaqur nga takimi me Haradinajn: Bashkimi i energjive pozitive ndihmon në proceset integruese

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me të parin e Shqipërisë, presidentin Ilir Meta.

Për këtë takim, Meta ka shkruar në profilin e tij në Facebook, duke i bashkangjitur edhe ‘selfie’ nga takimi, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Metës:

Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj.

Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët. /Indeksonline/