Barça mbretëron dy herë brenda 78 orëve në “Bernabeu”, e parakalon edhe me fitore
Barcelona ka arritur ta mposht Realin Madridin dy herë brenda 78 orëve në “Santiago Bernabeu”.
Pas atij eliminimi në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, Barcelona ka mposhtur sërish Real Madridin, kësaj radhe në ligë.
Ndeshja përfundoi me rezultat miminal 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Rakitic në pjesën e parë, më saktësisht në minutën e 26′ të takimit.
Pas kësaj fitore Barcelona numëron 60 pikë dhe renditet në vendin e parë, ndërsa Real Madrid numëron 48 sosh dhe mban vendin e tretë në tabelë.
Ky sukses është historik për “blaugranat”, që për herë të parë pas 87-vitesh parakalon në statistika Realin në ndeshjet direkte. Para kësaj sfide të dyja skuadra kishin nga 95 fitore secila, tashmë Barça ka një sukses më shumë. Për herë të fundit Barcelona kishte statistikat më të mira se Reali në përballjet direkte në vitin 1932./IndeksOnline/