75 Mall Live Search
23:30 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Ministri serb-Haradinajt: Mos paralajmëro dhunë kundër serbëve, do të dimë si të përgjigjemi!

Deklarata e sotme e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se në veri nuk ka nevojë të intervenoj FSK, pasi ajo pjesë i takon Kosovës, ka nxitur reagime në Serbi.

Haradinaj tha nga Deçani se nëse rrezikohet territori i veriut të Kosovës, atëherë Ushtria do të jetë aty, transmeton Indeksonline.

Për këto fjalë të Haradinajt, ka reaguar ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Ai ka thënë se në fakt Serbia do të jetë aty nëse serbët e Kosovës kanë nevojë për të.

“As Vuçiq dhe asnjëri prej nesh nuk u frikësua nga kërcënimi i Haradinajt. I bëj thirrje mos të flasë për dhunë apo veprime kundër serbëve në Kosovë, sepse do të dimë si të përgjigjemi”, ka thënë Stefanoviq. /Indeksonline/