75 Mall Live Search
11:37 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Trajneri i kombëtares së Kosovës, kandidat për trajner te Liria

Skuadra e Lirisë të premtën shkarkoi trajnerin italian, Alberto Anesse pas barazimit ndaj Gjilanit 1-1.

Indeksonline ka kontaktuar të dielën me kryetarin e Lirisë, Iljaz Iljazi i cili ka bërë të ditur që në mbrëmje do të publikohet vendimi se kush do të jetë trajneri i ardhshëm, pas mbledhjes që do ta mbajë me bordin e skuadrës.

Ai nuk ka preferuar të flasë me emra por ka bërë të ditur që kandidatë janë në dy trajnerë të njohur nga Prizreni, dhe ka mohuar që Skënder Shëngyli do të emërohet pasardhës i Anesses.

Sipas burimeve të Indeksonline, Liria ka mbajtur negociata me trajnerin Ergodan Celina. Ky i fundit aktualisht mbanë postin e ndihmës trajnerit te Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll. /Indeksonline/