Llapi do t’i denojë futbollistët që përdorin shisha
Kryesia e Llapit ka paralajmëruar rregulla strikte dhe disiplinë maksimale në kërkim të një organizimi sa më të mirë, rrjedhimisht edhe të rezultateve.
Duke qenë se tymosja e shishave është bërë modë, futbollistët kosovarë shpesh shihen duke konsumuar këtë lloj tymosje me ujë.
Futbollistët e Llapit janë njoftuar nga kryesia se do të dënohen nëse zihen duke përdorur nargjilenë që në përmbajtje ka pirjen e duhanit por që vjen në trajta tjera.
Pas humbjes nga Feronikeli në Drenas, futbollistët e Llapit ishin akuzuar se një pjesë të madhe të kohës e kalojnë pikërisht duke tymosur shisha. /Indeksonline/