Bizneset britanike po përballen me fitimet më të ulëta në gjashtë vitet e fundit
Firmat në Britani të Madhe raportuan se gjatë tre muajve të fundit kanë pasur rritjen ekonomike më të dobët krahasuar në gjashtë vitet e fundit.
Shkak mbetet pasiguria dhe frika nga një BREXIT pa marrëveshje si edhe rritja e pengesave të tregtisë globale.
Indeksi i aktivitetit të sektorit privat gjatë tre muajve të kaluar ra në 3 pikë në muajin shkurt nga zero që ishte në muajin janar,transmeton telegraf. Kjo ishte norma më e ulët që nga prilli 2013, kur Britania e Madhe ishte ende duke e rimarr vetën nga kriza botërore ekonomike dhe financiare.
Bizneset presin dobësi të ngjashme në tre muajt e ardhshëm, kur Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian pas më shumë se 40 vjet anëtarësimi.
Kryeministrja britanike Theresa May ende nuk ka fituar përkrahjen e Parlamentit për një marrëveshje kalimtare të BREXIT-it, megjithëse ajo ka shtruar rrugën për një vonesë të mundshme për BREXIT përtej datës së caktuar të 29 marsit.
Banka e Anglisë parashikon se ekonomia e Britanisë së Madhe do të rritet me vetëm 0.2 për qind në tre muaj deri në mars dhe rritja në vitin 2019 do të jetë më e dobëta që nga viti 2009 edhe nëse BREXIT shkon mirë.