75 Mall Live Search
18:29 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Nuk deshi të linte ushqimin në restorant pasi i duhej të ikte, e mori atë me qese

Ne të gjithë e dimë se kur jeni duke nxituar për diku dhe e kuptoni se darka po bëhet gati e urreni faktin se nuk mund të qëndroni për të ngrënë.

E padyshim se edhe më e vështirë është kur porositni në ndonjë restorant dhe bëhet koha për të ikur ende pa e shijuar ushqimin.

Por një djalë i cili duhej të nxitonte për në aeroplan, mori ushqimin e tij me vete.

Ai e vendosi atë në një qese plastike dhe nuk hezitoi ta merrte për t’u ushqyer, transmeton Indeksonline.

30 vjeçari Nathan, nga Londra fluturoi së fundi nga Stansted në Romë me të dashurën dhe familjen e saj. Ai ishte duke darkuar kur e kuptoi se kishte mbetur vetëm pak kohë deri në fluturim. Megjithatë ai nuk dëshiroi të humbiste darkën e tij për të cilën kishte paguar më shumë se 16 euro.

Postimi i cili u bë në rrjetin social Twitter mori shumë pëlqime, duke e përshkruar këtë gjest si diçka shumë të sinqertë./Indeksonline/