Prishtina ndanë çdo vit rreth 150 mijë euro për trajtimin e qenve endacak, e rreziku prej tyre vazhdon!
Moszgjidhja e problemit të qenve endacak ka bërë që kësaj çështjeje t’i kthehemi herë pas here.
Në komunën e Prishtinës thonë se janë duke punuar në krijimin e një strehimoreje për ta zgjidhur problemin.
Por qytetarët e shumtë janë shprehur mjaftë të shqetësuar për praninë e shumë qenve endacak, të cilët thonë se janë mjaftë të rrezikshëm, sidomos për fëmijët, transmeton Indeksonline.
Pavarësisht kësaj zgjidhje rreth këtij problemi nuk është gjetur ende.