75 Mall Live Search
21:10 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Këngëtari kosovar tregon se si e sulmuan qentë endacakë në sheshin e Prishtinës

Qentë endacakë në kryeqytet po vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët.

Është këngëtari Genc Salihu ai që në llogarinë e vet Facebook ka treguar se gjatë këtyre ditëve ai u sulmua nga qentë endacakë në sheshin kryesor në kryeqytet, përcjellë Indeksonline.

Madje artisti u shpreh mjaftë i zhgënjyer me qeverisjen e Shpend Ahmetit, ku deri më tani nuk ka bërë diçka në lidhje me këtë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Këto ditë, në nji mbramje të vonshme, më sulmuen qejt në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, 20 metra larg hymjes së banesës ku jetoj. Ishin mbi 10. Më ndihmoi përvoja me ta, por edhe nji grup të rinjsh që ishin tue ndejtë për qefi aty afër. Hera e fundit që më kanë ndjekë qejt në Prishtinë asht në verën e vitit 2000. Më duhet edhe mu me e punësu nji bodyguard, njejtë si Shpend Ahmeti, për të cilin ju fajësoj të gjithëve 1 nga 1 për votat dhe entuziazmin tuej budallaq. Shpresoj se keni mësu ndoj send prej kësaj pune.