15 familje në nevojë në Podujevë, ndihmohen me gjëra ushqimore
15 familje në nevojë janë ndihmuar sot nga Shoqata Bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’.
Gjendja e rëndë ekonomike për 15 familje në komunën e Podujevës sigurisht se prekë ndërgjegjen e secilit, por jo gjithkush mund t’u ndalë në ndihmë.
Familjet në fjalë janë ndihmuar me gjëra ushqimore nga donatorë të ndryshëm që sigurisht sado pak i kthyen shpresën këtyre familjeve se ka ende njerëz me zemër të mirë për t’u dalë në ndihmë financiare. Kushtet e vështira të jetesës për këto familje pasqyrohet edhe në pamjet më poshtë./Indeksonline/








