75 Mall Live Search
22:48 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Arsyeja e çuditshme pse Dukesha Middleton nuk lejohet të heq pallton në publik

Dukesha Kate Middleton është e njohur për stilin e saj të veçantë. Koleksioni i saj i veshjeve përmban një numër të madh të krijimeve të dizejnatorëve të njohur, me aksesor të shumtë e me diamante. Por jo gjithnjë mund të shohim se çfarë ka veshur Middleton, transmeton Indeksonline.

Kjo pasi, sipas raportimeve të shumta, dukeshës nuk i lejohet të heqë pallton e saj në publik.

Madje kohëve të fundit, kur Kate dhe Princ William u takuan me familjen mbretërore norvegjeze në një drekë private, ajo e ulur në kolltuk dukej se nuk ishte rehat me pallton Dolce & Gabbana të përthekuar.


Në anën tjetër, Princ Haakon dhe Princesha Mette-Marit, në takimin me Princ William dhe Dukeshën Middleton, kishin të veshur një veshje më të zakonshme.


E gjithë kjo situatë është parë si e çuditshme. Dukesha dukej se dëshironte të hiqte pallton e saj, mirëpo ajo atë duhet ta bëj privatisht e larg nga të tjerët, sidomos nga kamerat.

I njëjti protokoll mbretëror vlen edhe për anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Megjithatë mbetet të pritet nëse dukesha tjetër, Meghan Markle, do të thyej edhe këtë rregull të stilit mbretëror./Indeksonline