Hynë me forcë në një shtëpi në Prizren, vodhën para e stoli ari
Një qytetar nga Prizreni ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e tij.
Me hyrje në shtëpi të nijetit kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari të ndryshme dhe një kompjuter, transmeton Indeksonline.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./Indeksonline/