75 Mall Live Search
12:29 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Lekaj nis këtë vit katër projekte të reja në Drenas

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shpalosur projektet infrastrukturore të planifikuara për Komunën e Drenasit.

Sipas një postimi në llogarinë e tij Facebook, ai ka treguar se 1 milion e 50 mijë euro, në 2019-n do të shpenzohet për këto projekte. Ndërsa vitin e ardhshëm për infrastrukturën e kësaj komune janë paraparë 1 milion e 300 mijë.

Ky është njoftimi i tij:

Në Drenas këtë vit nisim katër projekte të reja.

Me një buxhet të planifikuar 1 milion e 50 mijë euro sivjet, ndërsa vitin e ardhshëm 1 milion e 300 mijë, në Drenas fillojnë: 
Ndërtimi i rrugës Vuçak – Tërdec
Ndërtimi i rrugës tranzit Drenas – Kroni i Mbretit
Ndërtimi i rrugës Gradicë – Zhilivodë 
Ndërtimi i rrugës së re Kroni i Mbretit – Liqeni i Vasilevës

Përkushtimi jonë prek secilën komunë të Kosovës, pa dallim.

Shihemi gjatë punimeve, Gllogoc!