75 Mall Live Search
13:50 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Lista e albumeve më të shitura: Drake prin bindshëm

Organizata Ndërkombëtare e Diskografisë IFPI ka shpallur këngëtarin Drake si artisti më i shitur në botë në vitin 2018.

Drake në saje të albumit “Scorpion”, është artisti i vetëm në botë, i cili fitoi për herë të dytë çmimin prestigjioz.

IFPI është dhënë për gjashtë vjetët e fundit me radhë si një njohje unike dhe autoritare që pasqyron suksesin botëror të artistit në formatet muzikore digjitale dhe fizike.

Drake pas vetes kishte një vit të shkëlqyer dhe përveç shitjes rekorde të materialit të ri, ai pati disa koncerte spektakulare në gjithë planetin.

Pas Drake në listë vijojnë emra si “BTS”, Ed Sheeran, Post Malone, Eminem, Queen, Imagine Dragons, Ariana Grande, Lady Gaga dhe Bruno Mars. Fitues të çmimit në vitet paraprake ishin One Direction 2013, Taylor Swift 2014, Adele 2015, Drake 2016 dhe Ed Sheeran në vitin 2017./Indeksonline/