Gjenden shëndoshë e mirë, dy motrat e humbur ditë më parë
Dy motrat të cilat janë larguar nga shtëpia dhe për dy ditë humbën në pyje, janë gjetur shëndosh e mirë.
Leia Carrico, 8 vjeçare dhe Caroline, 5 vjeçare, nga Karolina e Veriut, kaluan 44 orë në ftohtë e në shi.
Vajzat u gjetën të fshehura nën një shkurre, e të cilat mbijetuan duke pirë ujë nga gjethet e duke ngrënë boronica.
Gjetjen e tyre, Uilliam Honsal nga policia e komunitetit e quajti mrekulli.
Nëna e vajzave, Misty Carrico, lajmëroi autoritetet kur vuri re se vajzat e saj mungonin të premten pasdite.
Motrat e kishin pyetur nëse mund të shkonin për një shëtitje rreth shtëpisë së tyre në Benbow, pranë lumit Eel.
Dhjetëra policë dhe zyrtarë të shpëtimit, duke përdorur helikopterë dhe qen, u përfshinë në kërkim. Ata gjetën vajzat të dielën në mëngjes, 1.4 milje (2.3 km) nga ku ato ishin nisur, vetëm pak orë përpara se ajo pjesë të përballej me një stuhi shiu.
Vajzat i thanë shpëtimtarëve se ato kishin humbur pasi ishin vënë pas gjurmëve të drerëve./Indeksonline