Kina akuzon dy kanadezët e arrestuar për spiunazh
Kina ka akuzuar dy kanadezë për spiunazh, derisa tensionet mes dy vendeve janë në rritje për shkak të ekstradimit të mundshëm të udhëheqëses së Huawei në SHBA.
Michael Kovrig, një ish diplomat dhe Michael Spavor, një biznesmen, u arrestuan në dhjetor pasi Meng Wanzhou u arrestua në Kanada, me dyshimin për mashtrim dhe shkelje të sanksioneve mbi Iranin, transmeton Indeksonline.
Meng po padit Kanadanë për arrestimin e saj, e cila është bërë me kërkesë të SHBA-së.
Arrestimi i dy kanadezëve është parë si hakmarrje e Pekinit për ndalimin e Meng.
Kanada zyrtarisht filloi procesin e ekstradimit të premten, por procesi ligjor mund të jetë i gjatë dhe është ende në fazat e hershme.
Kovrig, i cili tani punon për grupin think-tank të Brukselit nëGrupi Ndërkombëtar të Krizave (ICG), dyshohet për spiunimin dhe vjedhjen e sekreteve kombëtare për agjentë të huaj.
Ndërsa Spavor, thuhet të këtë ofruar informacione Kovring dhe se ishte një kontakt i rëndësishëm i tij.
Deri më tani, Kina nuk ka dhënë detaje të hollësishme lidhur me ta, mirëpo autoritetet atje kanë deklaruar se ta ishin të dyshuar për dëmtim të sigurisë së Kinës.
Në anën tjetër, kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka bërë thirrje për lirimin e dy personave./Indeksonline