Deri sa Trump dhe Kim Jong po takoheshin, hakeri nga Korea Veriore goditi SHBA-të dhe aleatët e saj
Hakeri i pa identifikuar nga Korea Veriore, i cili sulmoi bizneset amerikane dhe evropiane në 18 muajt e fundit, ka vazhduar me sulme edhe gjatë takimit të Donald Trump me Kim Jong Un.
Sulmet që përfshinin bankat, shërbimet publike, kompanitë e gazit dhe naftës filluan në vitin 2017, kur kishte tensione mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore, transmeton Indeksonline.
Hakerat nga Korea Veriore janë shumë aktiv. Në vitin 2015 ata paralizuan 150 organizata në mbarë botë për përfitime financiare./Indeksonline/