75 Mall Live Search
17:49 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Miratohet ligji i ri, Gjermania do t’ua heq shtetësinë këtyre personave

Një ligj i ri i miratuar kohëve të fundit në Gjermani do të bëjë që shumë persona që i janë bashkuar grupit të ISIS-it të mbesin pa shtetësi.

Ligji i ri kundër terrorizmit parasheh që shtetësia gjermane të iu merret personave që marrin pjesë në operacione luftarake jashtë vendit përkrah grupeve terroriste me qëllim të themelimit të shteteve të reja ose strukturave të reja shtetërore.

Gjermania nuk është e vetmja që po ndërmerr masa ndaj shtetasve të saj.

Ditë më parë edhe Britania e Madhe ia kishte hequr shtetësinë një vajze 19-vjeçare, e cila kishte kërkuar që të kthehej në vendlindje.

Ndërsa, Suedia e bëri ilegale pjesëmarrjen në organizatat terroriste, derisa qeveria planifikon t’i ndëshkojë personat që kthehen nga konfliktet e huaja.

Ky ligj do të hyjë në fuqi në muajin gusht, ndërsa ministri suedez i drejtësisë ka thënë se përmes këtij ligji do të ndiqen penalisht luftëtarët që kanë marrë pjesë në konfliktet jashtë vendit.