75 Mall Live Search
17:04 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Elsa Hoti debuton në muzikë me këngën ‘Me Ty’

Elsa Hoti është vajza e këngëtares së njohur Sadetet Mustafa dhe si duket e ka trashëguar talentin nga e ëma pasi ajo ka debutuar në muzikë.

Elsa ka publikuar këngën e parë e cila mban titullin ‘Me Ty’ dhe është realizuar edhe me videoklipi, shkruan Indeksonline.

Për këngën e parë ajo ka bashkëpunuar me producentin e njohur, Nuteel ndërsa kënga tashmë gjendet në kanalin ‘YouTube’./Indeksonline/