75 Mall Live Search
20:56 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Inspeksioni godet kombi-busët ilegal në Drenas

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Drenasit ka realizuar një aksion për ndalimin e kombi-busëve ilegal që bartin udhëtar në relacionin Drenas-Prishtinë dhe anasjelltas.

Disa kombi-bus janë konfiskuar gjatë ditës ndërsa pronarëve u është shqiptuar edhe gjobë.

Zyrtarë nga kjo drejtori kanë thënë për Indeksonline se nuk do të tolerojnë asnjë kombi-bus të bartë udhëtar në mënyrë ilegale. Aksione të tilla inspeksioni në Komunën që drejtohet nga Ramiz Lladrovci ka realizuar edhe në të kaluaren./Indeksonline/