75 Mall Live Search
21:36 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Këshilli Drejtues i UP’së bëhet me udhëheqëse

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka zgjedhur sot udhëheqësin e ri të tij. Këtij organi tani do t’i prijë një grua.

Kryetare e Këshillit Drejtues të UP’së është zgjedhur Laura Kryeziu. 

Zgjedhja e Kryeziut është bërë me votim unanim, në një mbledhje, të mbajtur sot. 

Lajmin e ka bërë të ditur Universiteti i Prishtinës, nëpërmjet një njoftimi për media.

“Znj. Kryeziu ka falënderuar anëtarët e KD-së për besimin, ndërkaq u zotua që do të punoj fuqishëm për zhvillimin dhe mirëfunksionimin e Universitetit”, thuhet në njoftim. 

“Ajo theksoi që do të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha organet e tjera të universitetit, në mënyrë që UP-ja të shënoj suksese edhe në vazhdimësi”, thekson njoftimi.