Një mashkull tenton të grabisë një femër në Ferizaj
Në fshatin Bibaj të Ferizajit ka ndodhur një tentim për grabitje.
Viktima femër K/Shqiptare ka njoftuar se një i dyshuar mashkull i panjohur ka tentuar me forcë ta futë në veturën e tij, njofton Policia e Kosoves- transmeton Indeksonline.
Viktima ka rezistuar dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Ferizajt.