75 Mall Live Search
10:14 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Pas disfatës së ISIS-it, Iraku frymon ndryshe

Një atmosferë krejtësisht tjetër është duke mbizotëruar në Bagdad këto ditë, derisa zhurma që ka kapluar kryeqytetin irakian për pjesën më të madhe të dekadës që lëmë pas ka filluar të lehtësohet.

Në rrugën kryesore të rrethinës së Karadës, trotuaret janë të mbushura me shitës, derisa restorantet  janë të rreshtuara në bulevardin kryesor, transmeton Indeksonline.

Njerëzit ulen në kafenetë e hapura, duke pirë çaj dhe duhan.

Shumica e pikave të kontrollit që dikur e bllokuan trafikun për orë të tëra në qytet u hoqën, rrugët janë të hapura dhe ndërprerjet e energjisë nuk janë aq të shpeshta sa ishin dikur.

Dy vjet e gjysmë më parë, ISIS hodhi një kamion të mbushur me eksploziv në një zonë të zënë tregtare gjatë muajit të Ramazanit, duke vrarë qindra njerëz. /Indeksonline/

Iraqis visit the International Book Fair in Baghdad on February 7.