75 Mall Live Search
10:42 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Zeka: Jam i shokuar dhe i zhgënjyer me vendimin për seancën!

Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka e ka quajtur të papranueshme mbajtjen se seancës së sotme.

Sipas tij, është gabim që të thirret seanca pikërisht në Ditën e Epopesë së UCK-së.

“Nuk thirret seancë e jashtëzakonshme ditën e shenjtë të Prekazit dhe epopesë së lavdishme. Mënyra për të arsyetuar këtë gabim trashanik është i pavend. Sot ësthë ditë e martë dhe dita e martë është njëfar ditë e zezë.  Cdo vitë mbahet epopeja 5,6, dhe 7. Kemi 1 milionë probleme që Parlamenti ka mujt me thirrë seanca të jashtëzkonshme për me diskutu. Ne kemi një ditë të shenjtë prandaj jam i zhgnëjyter dhe i shokuar pse është thirr kjo seancë”, ka thënë ai.